Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

Këshilli i Banorëve të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë i ka kërkuar Kuvendit Komunal të Prishtinës anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili ishte miratuar më 6 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Në një kërkesë drejtuar kryesuesit dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me kopje edhe për kryetarin Përparim Rama, banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj lokacioneve të përcaktuara për realizimin e këtij projekti.

Sipas tyre, hapësirat e caktuara për projektin nuk janë të lira për ndërtime të reja, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes dhe ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirat e përbashkëta, gjelbërimin, qarkullimin dhe cilësinë e jetesës.

“Ne, banorët e Lagjes ‘Ulpiana’, shprehim shqetësimin se lokacionet e përcaktuara për këtë projekt nuk paraqesin hapësira të lira për ndërtime të reja, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirat e përbashkëta, gjelbërimin, qarkullimin dhe cilësinë e jetesës”, thuhet në kërkesë.

Banorët gjithashtu pretendojnë se vendimi është në kundërshtim me kërkesat ligjore që rregullojnë planifikimin dhe ndërtimin urbanistik, pasi, sipas tyre, është marrë pa konsultimin dhe përfshirjen e tyre në proces.

Ata kanë theksuar se e drejta për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse garantohet me legjislacionin në fuqi.

“Kjo qasje rrezikon qëndrueshmërinë e mëtejme të lagjes, zvogëlimin e hapësirave publike, cenimin e cilësisë së jetesës së banorëve, si dhe humbjen e një prej monumenteve të trashëgimisë institucionale të vjetër të Komunës së Prishtinës”, thuhet më tej në dokument.

Këshilli i Banorëve ka paralajmëruar se, në rast se kërkesa nuk merr mbështetjen dhe adresimin e duhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, do t’u drejtohen edhe organeve të tjera kompetente për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të banorëve.

Megjithatë, ata kanë shprehur pritjen që Komuna e Prishtinës të tregojë përgjegjësi institucionale dhe të mos marrë vendime që, sipas tyre, nuk marrin parasysh kërkesat, interesat dhe të drejtat e banorëve të lagjes “Ulpiana”. /Telegrafi/

Lexo edhe

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë