Katër persona arrestohen në veri të Kosovës për sulm ndaj personit zyrtar

Katër persona arrestohen në veri të Kosovës për sulm ndaj personit zyrtar

Katër persona arrestohen në veri të Kosovës për sulm ndaj personit zyrtar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të vendit, të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sponsor 3M Express

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet S. L. (2001), U. L. (2005), N. M. (2004) dhe L. M. (2005).

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriq”, ku dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe po qëndronin në një lokal, fillimisht janë ofenduar nga disa persona për shkak të punës së tyre.

Situata më pas ka eskaluar në sulm fizik, pasi zyrtarët policorë kanë dalë nga lokali.

“Dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe ishin duke qëndruar në lokal, në rrugën ‘Boris Kidriq’, fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare e më pas edhe janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore”, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Lexo edhe

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri