Bajrami publikon pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë: Jo, nuk është fotografi e pasluftës

Bajrami publikon pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë: Jo, nuk është fotografi e pasluftës

Bajrami publikon pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë: Jo, nuk është fotografi e pasluftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar fotografi nga Fakulteti Ekonomik, ku thotë se sonte është ndërprerë energjia elektrike, derisa jo ishte duke mbajtur provim me studentët.

Sponsor 3M Express

Ajo ka treguar se rreth orës 17:10, derisa po mbante testin, është ndërprerë rryma në fakultet.

Ajo ka thënë se paraprakisht ua kishte marrë telefonat studentëve, ndërsa pas disa minutash pritjeje ata gjetën një mënyrë për të vazhduar testin, duke ndezur dritat e telefonave.

“Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ”Kosovën e progresit të paparë”! Përtej humorit, Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese.”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se vetëm prodhimi vendor e shpëton vendin nga kriza.

“Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri