Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri në Komision: Kemi pasur edhe dy raste shumë më të rënda

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri në Komision: Kemi pasur edhe dy raste shumë më të rënda

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri në Komision: Kemi pasur edhe dy raste shumë më të rënda

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar para Komisionit Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gjatë raportimit, ai është pyetur për masat që kishte ndërmarrë Komuna, bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale (QPS), ankesat e të ndjerës dhe raportet me Policinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

I pyetur nëse Komuna kishte kërkuar ndonjë takim me Qendrën për Punë Sociale lidhur me rastin, Muhaxheri tha se mbledhjet e bordit të drejtorëve mbahen çdo të hënë dhe se në to trajtohen edhe rastet e dhunës në familje.

“Prandaj, për dhunën në familje, rreth masave të ndërmarra në mbrojtje të viktimës, ne i mbajmë mbledhjet çdo të hënë të bordit të drejtorëve. Edhe në kuadër të kësaj ideje, të këtij mbledhje, kur ndodh ndonjë rast, ato vijnë me u anku. Ne i kemi pasur dy raste që kanë ndodhur shumë më të rënda se ky rasti i cili ka ndodhur, edhe njëra prej tyre është hala rast i rëndë dhe trajtohet ende”, deklaroi Muhaxheri.

Gjatë raportimit, kryetari i Pejës u pyet edhe nëse Arlinda Zekaj kishte paraqitur një ankesë në Komunë dhe nëse më vonë ishte detyruar që ta fshinte atë.

Muhaxheri i mohoi këto pretendime. Ai tha se avokatja e të ndjerës kishte parashtruar tri ankesa në Komunë dhe një në ministri.

“Nuk është ashtu qysh po thu ti. Avokatja e të ndjerës i ka bërë tri ankesa në komunë, edhe një në ministri. Ankesat i janë drejtuar drejtorisë së administratës, shefit të personelit dhe kryetarit të komunës. Ne e kemi trajtuar këtë rast, edhe shefja e QPS-së i është drejtuar ministrisë dhe rasti u mbyll. Jo me ankesë, po avokatin e të ndjerës duhet me e pyet, ajo e ka tërhequr në ministri ankesën, se ka qenë e pabazë, në postë, në donacione, në postë të emailit”, deklaroi ai.

Në Komision, Muhaxheri u pyet edhe për nivelin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës. Ai tha se raportet e tij me Policinë kishin qenë të mira, ndërsa theksoi se gjatë 12 vjetëve në krye të Komunës nuk kishte ndërhyrë në përzgjedhjen e drejtorit të Stacionit Policor në Pejë.

“Bashkëpunimi im ka qenë i mirë me ta edhe pse kryetarët e komunave të tjera kërkojnë me qenë të involvuar, për 12 vjet nuk kom ndiku se kush ka me qenë drejtor i stacionit të policisë në Pejë”, tha Muhaxheri.

Arlinda Zekaj u vra në mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen e saj është kunati i saj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Flakë afër Kuvendit në Shqipëri – Brenda po diskutohet buxheti 2027, jashtë digjen koshat

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

Pa rrymë gjatë testit me studentët, Bajrami: Fotografia nuk është e pasluftës, është e sotme

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri

“Largohu, na nevojiten paratë”, Barcelona e informon yllin e skuadrës të gjejë klub të ri