Kapet heroinë në vlerë prej 550 mijë eurosh, kush janë pesë të arrestuarit?

Kapet heroinë në vlerë prej 550 mijë eurosh, kush janë pesë të arrestuarit?

Kapet heroinë në vlerë prej 550 mijë eurosh, kush janë pesë të arrestuarit?

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me operacionin e madh antidrogë, gjatë të cilit janë sekuestruar mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe janë arrestuar pesë persona.

Operacioni është zhvilluar të martën, më 3 nëntor, në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sponsor 3M Express

Gjatë aksionit, në pesë lokacione të kontrolluara, janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 37 kilogramë e 332 gramë heroinë, të ndara në 62 paketime. Vlera e kësaj sasie në tregun e paligjshëm vlerësohet në rreth 550 mijë euro.

Pesë personat e arrestuar janë Iskender Sale, 43 vjeç, Faton Sopa, 67 vjeç, Ali Cesuruglou, 50 vjeç, Veton Sopa, 36 vjeç dhe Agron Elezi, 55 vjeç.

Sipas informacioneve, dyshohet se heroina kishte mbërritur në Kosovë nga vendet aziatike.

Të arrestuarit janë shtetas të tri vendeve: dy nga Turqia, një nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.

Përveç narkotikëve, gjatë bastisjeve janë sekuestruar edhe 5 mijë e 300 euro dhe 100 dollarë para të gatshme, një veturë, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR, 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një mjet prerës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar. Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit.

Konferenca për media do të mbahet sot, në orën 13:30, në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku pritet të jepen më shumë detaje për operacionin, hetimet dhe sekuestrimin e narkotikëve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?