Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk është një shtet i zakonshëm dhe se duhet të përballet me faktet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si një pjesë e mediave serbe kanë raportuar për periudhën e bombardimeve të NATO-s, duke përmendur edhe gazetën “Vreme”.

Sponsor 3M Express

Ajo ka rikujtuar se shqiptarët janë vrarë dhe se varrezat masive janë zbuluar edhe në kampet policore në Serbi. Kandiq ka thënë se studentët që kanë fituar zgjedhjet, apo ata që mund të jenë pjesë e pushtetit të ri, do të përballen me pyetje për këto çështje.

Ajo ka theksuar se kërkohen vetëm fakte, në funksion të përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të të gjitha viktimave.

Sipas saj, në Serbi ka aktivistë, intelektualë, studiues dhe organizata të shoqërisë civile që dokumentojnë viktimat, pa dallim përkatësie kombëtare.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu dënimin e pjesëtarëve të njësisë policore “Shkorpionët”, të cilët ekzekutuan gjashtë të burgosur nga Srebrenica dhe 14 gra e fëmijë në Podujevë.

Në fund, Kandiq ka theksuar se dokumentimi i këtyre krimeve është i domosdoshëm për sundimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve të përgjegjshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit