Cubarsi: Mbrojtësit meritojnë më shumë vlerësim, bëjnë një punë shumë të rëndësishme

Cubarsi: Mbrojtësit meritojnë më shumë vlerësim, bëjnë një punë shumë të rëndësishme

Cubarsi: Mbrojtësit meritojnë më shumë vlerësim, bëjnë një punë shumë të rëndësishme

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka folur për mungesën e vlerësimit që shpesh marrin futbollistët e repartit defensiv, duke theksuar se vëmendja e tifozëve dhe opinionit është kryesisht te sulmuesit dhe anësorët.

Sponsor 3M Express

“Mbrojtësit nuk bien shumë në sy. Njerëzit preferojnë sulmuesit, anësorët apo lojtarët që shënojnë gola dhe japin asistime, dhe këtë e kuptoj”, u shpreh talenti spanjoll.

Megjithatë, Cubarsi theksoi se futbollistët e mbrojtjes bëjnë një punë të madhe, e cila jo gjithmonë merr vlerësimin e merituar.

“Ata që luajnë në mbrojtje bëjnë më shumë punën e pistë. Do të doja që roli ynë të vlerësohej pak më shumë. Jo për mua personalisht, por do të ishte mirë që çdo mbrojtës të merrte vlerësimin që meriton, sepse ne bëjmë një punë shumë të rëndësishme”, përfundoi ai në një intervistë për The Athletic./Klankosova.tv

Lexo edhe

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë dhe siguron vendin e parë në grup

Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë dhe siguron vendin e parë në grup

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë