Vrau shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon mbi 22 vite burg për autorin

Vrau shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon mbi 22 vite burg për autorin

Vrau shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon mbi 22 vite burg për autorin

Një konflikt për pesë euro dyshohet se i kushtoi jetën shqiptarit Artjol Ramaj, i cili u zhduk në mars 2023 në Spanjë.

Sponsor 3M Express

Pas më shumë se tri vjet hetimesh, çështja pritet të kalojë në gjykatë, ndërsa Prokuroria kërkon 22 vjet e pesë muaj burg për 52-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Riudarenes, në provincën Girona, ku Ramaj jetonte që nga fundi i vitit 2022 me një 52-vjeçar të njohur me nofkën “El Seco”. Të dy kujdeseshin për një plantacion kanabisi që ndodhej në pronën ku banonin, raporton El Pais.

Sipas hetimeve, shqiptari u zhduk natën e 2 marsit 2023. Një i njohur i tij njoftoi policinë katalanase, Mossos d’Esquadra, disa ditë më vonë, pasi ishte shqetësuar për mungesën e tij dhe kishte treguar se marrëdhëniet mes dy bashkëbanuesve ishin përkeqësuar, duke pasur edhe konflikte të mëparshme.

Policia arrestoi 52-vjeçarin në banesë për një çështje që lidhej me kultivimin e kanabisit, ndërsa plantacioni u çmontua. Megjithatë, për Artjol Ramajn nuk u gjet asnjë gjurmë.

Më 17 prill 2023, rreth një muaj e gjysmë pas zhdukjes, një person që po shëtiste qenin zbuloi mbetje kockore në një zonë të pyllëzuar pranë kompleksit rezidencial Can Fornaca, jo larg banesës ku jetonin dy personat.

Sipas dyshimeve të gjykatësit hetues, 52-vjeçari e kishte sulmuar shqiptarin teksa ai ishte i shtrirë në shtrat dhe nuk priste një sulm. Shkak për konfliktin e fundit dyshohet të ketë qenë një shumë prej 5 eurosh, të cilat i akuzuari pretendonte se Ramaj ia kishte marrë.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se trupi është transportuar dhe lënë qëllimisht në zonën e pyllëzuar, në mënyrë që kafshët e egra ta copëtonin dhe të vështirësonin zbulimin e provave.

Në vendin ku u gjetën eshtrat u zbuluan edhe një peshqir, një mbulesë jorgani, një jastëk dhe një qilim me njolla gjaku. Pranë mbetjeve kockore u gjet edhe një thikë.

Për shkak të gjendjes së eshtrave dhe shpërndarjes së tyre nga kafshët, ekspertët nuk kanë mundur të përcaktojnë të gjitha dëmtimet që kishte pësuar viktima.

Prokuroria po kërkon edhe pesë muaj burg për përdhosjen e kufomës dhe dëmshpërblim 140 mijë euro për prindërit e Artjol Ramajt dhe 35 mijë euro për motrën e tij. Sipas saj, familja ka mundur të varrosë vetëm një pjesë të eshtrave të të të riut, pasi pjesa tjetër nuk është gjetur.

Lexo edhe

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë dhe siguron vendin e parë në grup

Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë dhe siguron vendin e parë në grup

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë