Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Policia e Kosovës, profesionalizmin e tyre me veturat inteligjente, sonte parandaluan dy gara ilegale që kishin për qëllim të zhvilloheshin.

Garat ilegale me vetura organizohen përmes grupeve në rrjetet sociale, ku pjesëmarrësit caktojnë datën dhe orën e zhvillimit të tyre. Kështu ka treguar një 23-vjeçar, ish-pjesëmarrës në këto gara.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se komuniteti i personave që merren me gara të tilla është i madh dhe përbëhet kryesisht nga të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.

Ish-pjesëmarrësi ka treguar se në këto gara marrin pjesë vetura të shpejta, disa të prodhuara me fuqi të lartë nga fabrika, ndërsa të tjera të modifikuara për të rritur performancën.

Ai ka mohuar se në gara vendosen baste me para, por ka thënë se, përveç argëtimit, ndonjëherë pjesëmarrësit nxiten edhe nga rivaliteti.

23-vjeçari, i cili ka treguar se ka filluar të marrë pjesë në këto gara që nga mosha 19-vjeçare, u ka bërë thirrje të rinjve që të heqin dorë nga kjo veprimtari.

“Është më mirë t’i lënë krejt, sepse dëm i bëjnë vetëm vetes, familjes së tyre dhe familjes së dikujt tjetër. Gjërat mund të shkojnë shumë larg. Ndoshta nuk e mendon, por mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play