Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet tek KB Peja

Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet tek KB Peja

Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet tek KB Peja

Dardan Berisha është rikthyer te skuadra e basketbollit Peja, duke u bërë një përforcim i rëndësishëm për klubin pejan në vazhdim të sezonit.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi të premten mbrëma, me Berishën që rikthehet në një ambient të njohur për të.

Kapiteni i Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë skuadre gjatë këtij edicioni, ndërsa tash do të jetë sërish në dispozicion të Pejës, ku luajti edhe në sezonin e kaluar.

Berisha ka një histori të gjatë me klubin pejan, pasi fanellën e Pejës e ka bartur edhe në disa periudha të tjera të karrierës së tij.

Basketbollisti kosovar ka luajtur gjithashtu për Prishtinën, ndërsa karrierën e tij e ka zhvilluar edhe në disa shtete evropiane, duke u shndërruar në një nga emrat më të njohur të basketbollit kosovar.

Rikthimi i tij vjen në një moment jo të lehtë për Pejën, e cila është duke kaluar një seri negative të rezultateve.

Me përvojën dhe cilësitë e Berishës, skuadra pejanë shpreson të rikthehet te fitoret dhe të përmirësojë ecurinë në vazhdim të sezonit./Telegrafi/

Lexo edhe

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet tek KB Peja | Momenti