Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për gjendjen në sektorin e energjisë, duke kërkuar garanci për furnizim të pandërprerë me rrymë gjatë dimrit dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Sponsor 3M Express

Gjatë debatit për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës, Musliu ka ngritur shqetësimin për ndërprerjet e furnizimit, duke thënë se në kohën kur deputetët po diskutojnë për këtë çështje, shumë fshatra të vendit po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Ajo i është drejtuar drejtpërdrejt ministres Rizvanolli, duke kërkuar përgjigje nëse qytetarët do të kenë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit dhe nëse do të ketë ulje të çmimit.

“E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni. Ajo çfarë po të them unë ty sot e për çfarë po kërkoj prej teje sot, a kanë me pasur qytetarët rrymë edhe a ka me u liruar çmimi se u mbytën duke paguar. Jam dalë me të thënë garanto furnizim me rrymë 100 për qind për dimër. Liroje çmimin e rrymës”, ka deklaruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka kritikuar edhe drejtuesit e dikastereve qeveritare, duke përmendur ministren Rizvanolli, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ajo ka thënë se nga ta nuk pret arsyetime për problemet me furnizimin me energji elektrike.

“Ata që vjedhin e manipulojnë e kanë vendin tjetër kund. Nga ju ministre e Sveçla e Murati, që jeni në ministri të njëjta nga 2020-ta, s’pres justifikime boshe”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar | Momenti