Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

Inspektorati i Mjedisit ka zhvilluar të enjten një aksion përgjatë zonës së lumit Drini i Bardhë, ku ka evidentuar operatorë ekonomikë që dyshohet se po kryenin eksploatim të kundërligjshëm të zhavorit.

Gjatë aksionit janë sekuestruar gjashtë ekskavatorë në komunat e Prizrenit, Pejës dhe Rahovecit.

Sponsor 3M Express

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë për ndalimin e punimeve.

Përmes një postimi, Pacolli ka theksuar se institucionet do të ndërmarrin masa ndaj çdo veprimtarie që dëmton pasuritë natyrore.

“Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”, ka shkruar ajo.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Vance mund të heqë dorë nga gara për president të SHBA-së në 2028, ja arsyet

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë | Momenti