Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë (VIDEO)

Ish-këshilltari i Jakup Krasniqit, Ismet Hajrullahu, ka folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova për vizitën e ish-kryeparlamentarit në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Sponsor 3M Express

Hajrullahu tha se nuk arriti ta takonte Krasniqin, por shprehu bindjen se ai është i pafajshëm dhe se po përballet me padrejtësi.

“Ishte shumë emocionale, nuk arrita ta takoja. Një personalitet si ai është i rrallë, ia ka kushtuar jetën këtij vendi dhe padrejtësisht ndodhet aty ku është dërguar. Mendoj se ai do të jetë personi që do të dijë ta mbajë veten deri në fund. Unë mendoj se shpirti dhe ndërgjegjja e tij janë të pastra. Dua ta lidh këtë me çështjen e Shtëpisë së Verdhë në Kukës. Çfarë doli nga ajo? Asgjë. Sikur ajo të ishte një gënjeshtër, edhe kjo do të dalë e tillë”, ka deklaruar Hajrullahu, raporton Klankosova.tv.

Ai u shpreh se Krasniqi do të qëndrojë i fortë dhe se pret që në fund të procesit të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet në Kosovë.

Hajrullahu gjithashtu pretendoi se në Hagë po mbahen dhe gjykohen persona pa prova.

“Ai ka qëndruar stoikisht, sepse jeta e tij ka qenë vërtet e vështirë dhe jo e lehtë për ta përballuar edhe këtë periudhë, duke marrë parasysh dënimin. Po gjykohen njerëz pa fakte ose mbi bazën e fakteve të manipuluara. Unë shpresoj dhe besoj se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë triumfues. Askush nuk mund ta vërtetojë se Jakup Krasniqi i ka kryer këto krime. Unë e njoh shumë mirë dhe nuk ka mundësi që ai njeri t’i ketë bërë ato vepra. Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë, sepse kështu besoj”, tha Hajrullahu.

Për më shumë ndiqeni:

Lexo edhe

Sa rëndësi kanë Nvidia dhe Jensen Huang për ekonominë amerikane?

Sa rëndësi kanë Nvidia dhe Jensen Huang për ekonominë amerikane?

Përdori inteligjencën artificiale dhe shpiku vendime gjyqësore – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përjashton avokaten rumune

Përdori inteligjencën artificiale dhe shpiku vendime gjyqësore – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përjashton avokaten rumune

Anjeza për Sharrin: E kam shok, e dua me zemër (VIDEO)

Anjeza për Sharrin: E kam shok, e dua me zemër (VIDEO)