Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

Gjykata zgjat bllokimin e ndërtimit të harkut triumfal të Trumpit

Një gjykatë federale në ShBA ka zgjatur të mërkurën vendimin që bllokon administratën e presidentit Donald Trump nga ndërtimi i një harku monumental 76 metra pranë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit.

Sponsor 3M Express

Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi të zgjasë edhe për dy javë urdhrin e përkohshëm të ndalimit, të lëshuar më 5 nëntor, i cili pritej të skadonte të enjten.

Sipas Reuters, ky vendim përbën një tjetër pengesë për planet e Trumpit për të lënë gjurmë arkitekturore në kryeqytetin amerikan gjatë mandatit të tij të dytë, transmeton Klankosova.tv.

Projektet e tij në Uashington, përfshirë ndërtimin e një salle të madhe në Shtëpinë e Bardhë, renovimin e pishinës reflektuese pranë Memorialit të Lincolnit dhe propozimin për një fushë golfi pranë Shtëpisë së Bardhë, janë përballur me kundërshtime dhe sfida ligjore.

Sipas projektit, harku monumental do të ndërtohej pranë lumit Potomac, mes Varrezave Kombëtare të Arlingtonit dhe Memorialit të Lincolnit. Ai do të përfshinte një figurë femërore me krahë të artë, rreth 18 metra të lartë, që mban një flakë, si dhe shqiponja të arta fluturuese në të dy anët.

Administrata e Trumpit argumenton se Kongresi e kishte miratuar ndërtimin e harkut më shumë se 100 vjet më parë, në kuadër të autorizimit për ndërtimin e një ure mbi lumin Potomac. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Përdori inteligjencën artificiale dhe shpiku vendime gjyqësore – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përjashton avokaten rumune

Përdori inteligjencën artificiale dhe shpiku vendime gjyqësore – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përjashton avokaten rumune

Anjeza për Sharrin: E kam shok, e dua me zemër (VIDEO)

Anjeza për Sharrin: E kam shok, e dua me zemër (VIDEO)

Mjekët e pensionuar në Zvicër ofrojnë këshilla shëndetësore falas, qytetarët mund të konsultohen pa pagesë

Mjekët e pensionuar në Zvicër ofrojnë këshilla shëndetësore falas, qytetarët mund të konsultohen pa pagesë