Investimet kapitale – Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

Investimet kapitale – Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

Investimet kapitale – Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

Një numër i madh projektesh infrastrukturore, shëndetësore dhe sportive në Kosovë vazhdojnë të mbeten të papërfunduara, ndonëse për to janë ndarë mjete buxhetore ndër vite.

Sponsor 3M Express

Edhe në buxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh, janë përfshirë projekte të nisura shumë vite më parë, por që ende nuk kanë marrë epilog.

Në mesin e tyre është autostrada Prishtinë–Gjilan, e cila ka tetë vjet që është në pritje të përfundimit. Për vitin e ardhshëm nuk janë paraparë mjete të reja, por vetëm bartje të obligimeve nga vitet e kaluara.

Të papërfunduara vazhdojnë të jenë edhe rrugët Prishtinë–Pejë, Prishtinë–Mitrovicë dhe Prishtinë–Podujevë.

Ndërkaq, për Unazën e Prishtinës janë ndarë një milion euro, ndërsa në buxhet është përfshirë edhe zgjerimi i rrugës Dollc–Gjakovë, punimet për të cilën nisën në vitin 2018.

Vonesat janë evidente edhe në sektorin e shëndetësisë. Spitali i Ferizajt, ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2013, ende nuk është përfunduar. Në të njëjtën situatë janë edhe Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe faza e parë e Qendrës Emergjente në QKUK, projekti i së cilës daton që nga viti 2014.

As projektet sportive nuk kanë përfunduar sipas afateve. Palestra sportive në Dragash, ku punimet nisën në vitin 2014, vazhdon të jetë në pritje të përfundimit, ndërsa financimi për të është planifikuar edhe për vitet 2028 dhe 2029.

Mjete për vazhdimin e punimeve janë paraparë edhe për stadiumin e qytetit në Gjilan dhe renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kështu, edhe në buxhetin e vitit 2027, një pjesë e investimeve vazhdon të jetë e orientuar drejt projekteve të trashëguara nga vitet e kaluara, për të cilat qytetarët ende presin të shohin përfundimin.

Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Lexo edhe

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Investimet kapitale – Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO) | Momenti