Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

Imami me origjinë shqiptare, Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike në Zvicër, pas një hulumtimi të gazetës zvicerane “SonntagsZeitung”, i cili zbuloi deklarata homofobe dhe kontakte të tij me qarqe radikale islamike.

Sponsor 3M Express

Aliu, deri në mesin e kësaj jave, drejtonte Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS), ndërsa ishte edhe autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ).

Pas publikimit të hulumtimit, FIDS e largoi menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu dha dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda VIOZ-it.

Sipas gazetës zvicerane, ndër qëndrimet kontroverse të imamit ishte edhe një postim i vitit 2017, në të cilin ai e kishte cilësuar paradën “Pride” në Prishtinë si “paradë të turpit”.

Pas publikimit të këtyre deklaratave, organizatat FIDS dhe VIOZ u distancuan nga qëndrimet e tij, duke theksuar se deklaratat homofobe dhe ato që cenojnë dinjitetin njerëzor janë në kundërshtim me parimet e tyre dhe ligjin zviceran.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu pjesëmarrjen e Aliut në një konferencë në Doha të Katarit, në janar të vitit 2024, ku ishte mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezërit Muslimanë.

Në të njëjtën veprimtari kishte mbajtur fjalim edhe lideri i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije, i cili u vra më vonë në Teheran.

Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin pasur dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë. Ndërkaq, VIOZ bëri të ditur se ai nuk kishte udhëtuar në emër të organizatës dhe se rasti po verifikohet më tej.

Çështja ka marrë edhe dimension politik për shkak të financimit publik të organizatave ku Aliu kishte mbajtur pozita drejtuese.

Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantoni i Zürich-ut i kishte ndarë VIOZ-it rreth 2.5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike. Përveç kësaj, organizata kishte përfituar edhe mbështetje vjetore prej 50 mijë frangash nga qyteti i Zürich-ut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë 29-vjeçari në Prishtinë, ky është i dyshuari për të paktën 14 vjedhje të rënda

Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë 29-vjeçari në Prishtinë, ky është i dyshuari për të paktën 14 vjedhje të rënda

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë