Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Një incident i rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një përleshje mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe lëndimin e të dyve. Njëri është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personat e përfshirë në këtë rast janë Erolind Hoxha, 31 vjeçar dhe Leonard Dobraj, 26 vjeçar, të cilët tashmë po trajtohen si të dyshuar në kuadër të hetimeve.

Ngjarja ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, kur Hoxha kishte shkuar te shtëpia e Dobrajt në Bellanicë. Ky i fundit kishte dalë te porta e oborrit, ku mes tyre fillimisht kishte nisur një bisedë, e cila më pas kishte përshkallëzuar në përleshje fizike.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë incidentit Hoxha dyshohet se e ka goditur Dobrajn me thikë nga prapa, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga përleshja lëndime ka pësuar edhe Hoxha, në pjesën e fytyrës, përkatësisht në sy dhe në dorë.

Policia është njoftuar për rastin nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi njëri prej personave të përfshirë kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe dokumentimin e provave.

Dobraj është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për ekzaminimin e plagës së shkaktuar nga thika. Sipas vlerësimit të mjekut kujdestar, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Hoxha është arrestuar dhe intervistuar në Stacionin Policor në Malishevë, në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është ricilësuar nga vepra penale “Lëndim i rëndë trupor” në “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj Hoxhës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në zhvillimet e mëvonshme të rastit, Prokuroria ka ndryshuar edhe statusin procedural të Dobrajt, i cili fillimisht ishte evidentuar si viktimë, duke e trajtuar tashmë edhe atë si të dyshuar.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit është konstatuar gjithashtu se njëri prej personave të përfshirë në incident posedon shtetësi gjermane.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim | Momenti