Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Sipas raportimeve të mediave polake, një person i armatosur hapi zjarr nga një automjet në lëvizje në Sheshin e Tregut, në qendër të qytetit, të shtunën rreth orës 15:00.

Në mesin e viktimave janë tre gra polake dhe një shtetas britanik, ndërsa identiteti i dy viktimave të tjera nuk është bërë ende i ditur. Pesë shtetas të huaj janë në mesin e të plagosurve.

Sponsor 3M Express

I dyshuari, i lindur në vitin 2002 dhe shtetas polak, u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua nga policia pas një shkëmbimi zjarri me zyrtarët policorë. Gjatë këtij operacioni, dy policë mbetën të plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari ishte qitës sportiv dhe posedonte leje për armë zjarri. Në automjetin e tij janë gjetur edhe armë të tjera dhe një sasi e madhe municionesh.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, ka thënë se hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e lidhjeve të të dyshuarit me ideologjitë e ekstremit të djathtë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski, forcat antiterroriste kanë gjetur edhe tre persona të vdekur. Kryeministri polak, Donald Tusk, ka konfirmuar se viktimat ishin dy gra dhe një burrë, që dyshohet se ishin familjarë të afërt të të dyshuarit.

Motivi i sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.

Pas kësaj ngjarjeje, presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur dy ditë zie kombëtare, ndërsa qyteti i Krakovës mbetet në gjendje tronditjeje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë | Momenti