Përplasje mes bashkëshortëve në Pejë, akuza për dhunë dhe incizime me telefon – burri ndalohet për 48 orë

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve në fshatin Pavlan të Pejës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e burrit për 48 orë. Gjatë intervistimit, palët kanë dhënë deklarime të ndryshme për incidentin, i cili është shoqëruar me pretendime për dhunë fizike dhe incizime me telefon, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 09:45, në rrugën “Martirët”, ku njësitë policore kanë intervenuar pas pranimit të informatës për një mosmarrëveshje familjare.

Policia ka shoqëruar në stacion bashkëshortët E.N. 46 vjeçare dhe K.N. 51 vjeçar, të cilët janë intervistuar lidhur me rrethanat e incidentit.

Gjatë deklarimit, burri ka pohuar se bashkëshortja fillimisht ia kishte hedhur në tokë ushqimin që po konsumonte dhe më pas e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë, duke bërë që ai të godiste murin me pjesën e pasme të kokës.

Nga ana tjetër, gruaja i ka mohuar pretendimet për dhunë fizike, por ka pranuar se kishte realizuar videoincizime me telefonin e saj, duke deklaruar se këtë e kishte bërë për arsye sigurie.

Pas intervistimit të palëve, hetuesit kanë njoftuar Prokurorinë, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, në kontekstin e dhunës në familje.

Me vendim të Prokurorisë, burri është ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt dhe është kthyer në shtëpinë e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Dyshohet për 210 euro të falsifikuara në Graçanicë, paratë sekuestrohen

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Ekskluzive | Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici

Përplasje mes nënës dhe djalit në Gjakovë, akuza dhe fyerje në familje – të dy përfundojnë në Polici