Omari Hutchinson dëshiron të vazhdojë aventurën në San Siro dhe shpreson që Milani ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Futbollisti anglez është i huazuar nga Nottingham Forest, që kërkon plot 50 milionë euro për ta lënë të lirë gjatë verës, por prezantimi i tij ndaj Olympiacos ( 1 gol dhe 2 asistime), ka ngritur në këmbë zyrtarët e Milanit.
Hutchinson lutet për transferimin përfundimtar te kuqezinjtë, por çmimi i vendosur nga anglezët mund të bëhet pengesë.





