Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Krishtlindjet janë ndër periudhat më të veçanta të vitit, kur atmosfera festive, dekorimet, dritat shumëngjyrëshe dhe koha e kaluar me familjen krijojnë një ndjesi të veçantë.

Sponsor 3M Express

Përveç traditave dhe festimeve, një mënyrë ideale për ta shijuar këtë periudhë është edhe një mbrëmje e qetë me filma që sjellin humor, dashuri, emocione dhe magjinë e Krishtlindjeve.

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë të shikoni gjatë këtyre ditëve, ja disa nga filmat më të bukur festivë që ia vlejnë të jenë në listën tuaj.

Home Alone

Një nga filmat më ikonë të Krishtlindjeve. Historia ndjek Kevin McCallisterin, një djalë tetëvjeçar, i cili aksidentalisht mbetet vetëm në shtëpi pasi familja e tij niset për pushime. Situata bëhet edhe më interesante kur dy hajdutë përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij, ndërsa Kevini përgatit një sërë kurthesh për t’i ndaluar.

The Holiday

Për adhuruesit e filmave romantikë, ky është një ndër titujt më të përshtatshëm për periudhën festive. Filmi tregon historinë e dy grave që vendosin të ndërrojnë shtëpitë gjatë Krishtlindjeve, duke kërkuar një ndryshim në jetën e tyre. Por ajo që fillon si një arratisje nga problemet personale, përfundon në aventura të reja dhe histori dashurie.

Love Actually

Një film romantik që ndërthur disa histori të ndryshme dashurie në Londër, në javët para Krishtlindjeve. Përmes personazheve të ndryshëm, filmi tregon se dashuria mund të shfaqet në forma të ndryshme dhe në momentet më të papritura.

The Princess Switch

Një film romantik dhe festiv, me protagoniste Vanessa Hudgens. Historia ndjek një dukeshë dhe një pastiçiere nga Çikago, të cilat zbulojnë se ngjajnë jashtëzakonisht shumë me njëra-tjetrën. Ato vendosin të ndërrojnë identitetet për disa ditë, por planet e tyre komplikohen kur të dyja fillojnë të përjetojnë aventura të papritura romantike. Një zgjedhje ideale për ata që pëlqejnë historitë e dashurisë me atmosferë mbretërore dhe Krishtlindjesh.

A Christmas Carol

Bazuar në veprën e famshme të Charles Dickens, filmi tregon historinë e Ebenezer Scrooge, një njeri koprrac dhe i ftohtë ndaj të tjerëve. Gjatë natës së Krishtlindjeve, ai vizitohet nga tri frymë që e çojnë në një udhëtim përmes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, duke e bërë të reflektojë për jetën dhe sjelljen e tij.

Elf

Një komedi festive që garanton të qeshura. Buddy është rritur në Polin e Veriut mes elfëve të Babagjyshit, por një ditë vendos të udhëtojë drejt New York-ut për të gjetur babanë e tij biologjik. Përplasja e tij me jetën e zakonshme të njerëzve krijon situata mjaft argëtuese.

Champagne Problems

Një komedi romantike me atmosferë festive, që ndjek historinë e një gruaje të quajtur Sydney, e cila udhëton drejt Parisit për të finalizuar një marrëveshje biznesi me një markë të njohur shampanje. Gjatë qëndrimit të saj në qytetin e dashurisë, ajo njeh një burrë simpatik dhe mes tyre lind një romancë e papritur. Por gjithçka ndërlikohet kur ajo zbulon se ai është djali i pronarit të kompanisë me të cilën po negocion. Një histori e këndshme që ndërthur dashurinë, humorin dhe magjinë e Krishtlindjeve.

Crown for Christmas


Një komedi romantike me atmosferë festive,që ndjek historinë e Allie, një grua e cila punon si shërbyese në një hotelluksoz në New York, por papritur humb vendin e punës. Pak kohë më vonë, ajomerr një ofertë për të punuar si dado në një familje mbretërore në Evropë.Gjatë qëndrimit në kështjellë, Allie njihet me mbretin Maximillian dhe mes tyrenis të zhvillohet një histori e bukur dashurie. Një film ideal për ata qëpëlqejnë romancat mbretërore dhe atmosferën magjike të Krishtlindjeve.

Lexo edhe

Zbulohet laboratori gjigant i drogës, sekuestrohen mbi 1.5 tonë metamfetaminë

Zbulohet laboratori gjigant i drogës, sekuestrohen mbi 1.5 tonë metamfetaminë

Black Friday në foleja, s’ka kontroll! Zbritje të mëdha dhe transport falas

Black Friday në foleja, s’ka kontroll! Zbritje të mëdha dhe transport falas

Ftoi 400 mijë persona në dasmën e vajzës, politikani indian shihet duke i goditur mysafirët me shqelma

Ftoi 400 mijë persona në dasmën e vajzës, politikani indian shihet duke i goditur mysafirët me shqelma

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni | Momenti