Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin islandez. Ish-portieri i kombëtares, Ingvar Jonsson, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij Víkingur Reykjavik dhe Federata Islandeze e Futbollit. Ai ishte diagnostikuar me sëmundjen në maj të këtij viti.
Jonsson zhvilloi tetë ndeshje me kombëtaren islandeze dhe ishte pjesë e skuadrës historike që mori pjesë në Euro 2016, ku Islanda arriti deri në çerekfinale.
Gjatë karrierës fitoi pesë tituj kampioni të Islandës, ndërsa luajti edhe në Norvegji e Danimarkë. Ai lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët.





