Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

Komisioni për Arsim dhe Shkencë ka organizuar diskutimin me temën “Sfidat dhe prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”, ku janë diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në vend.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur një debat të mirëfilltë për strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa ka përmendur si çështje të rëndësishme edhe vlerësimin e nxënësve, rezultatet e PISA-s, tekstet shkollore dhe ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.

Ai ka theksuar se cilësia e arsimit varet në masë të madhe nga përgatitja dhe puna e mësimdhënësve në klasa.

“E di që nuk ka pasur ndonjë debat të mirëfilltë se çfarë ka ndodhur me strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, se cila do të duhej të ishte, dhe ka një debat të gjerë për vlerësimin e nxënësve.Shumica e anëtarëve të këtij komisioni – që unë jam shumë i nderuar – janë pjesë e fushës së arsimit. Madje, dua të theksoj se i kemi edhe dy ish-ministra të tjerë të arsimit pjesë e kësaj fushe, drejtorë të drejtorive komunale në të kaluarën, dhe intelektualë të cilët e njohin nga brenda fushën e arsimit. Por, ne e dimë që ajo se çfarë ndodh në shkollat tona varet shumë nga sa është i zoti mësuesi në klasë, sa është i përgatitur mësimdhënësi në klasë, sa është i paguar mësuesi në klasë, dhe çfarë ndodh në procesin mësimor”, tha ai, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Debati i gjerë është çështja e PISA-s dhe e rezultateve të PISA-s, e cila jo pse është vlerësim i jashtëm ndërkombëtar në momente të caktuara, por e cila e shpërfaq në mënyrë serioze dobësitë e fushës së arsimit. Sikurse që çështja e teksteve shkollore është një temë permanente këtu prej fillimit e deri te tema ndërlidhëse e arsimit në tregun e punës, dhe se sa shkolla përgatisin të rinjtë dhe të rejat për tregun e punës”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, duke folur për prioritetet e strategjisë së re të arsimit, tha se edukimi në fëmijërinë e hershme do të jetë njëra nga katër shtyllat kryesore të saj.

Ai theksoi se edukimi në këtë fazë është i rëndësishëm si për zhvillimin socio-emocional të fëmijëve, ashtu edhe për ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollat e mëvonshme.

“Meqë po flasim për arsimin parauniversitar, më lejoni që shkurtimisht të eci në ato që ne po konsiderojmë që do të jenë katër shtyllat e strategjisë së re. Po nisim me edukimin në fëmijëri të hershme. Ky edukim vlerësohet si jashtëzakonisht i suksesshëm jo vetëm për zhvillimin e aftësive socio-emocionale të fëmijëve, por edhe për ngritjen e cilësisë në shkolla. Studimet tregojnë se nxënësit të cilët kanë ndjekur çerdhet në fëmijëri të hershme, performojnë vazhdimisht më mirë se fëmijët të cilët nuk e kanë pasur këtë mundësi. Andaj, në këtë drejtim dy janë rrugët apo drejtimet të cilat do t’i kryejë ministria, një është zgjerimi i rrjetit të çerdheve publike, gjithsesi, por edhe organizimeve të tjera”, theksoi Kryeziu.

Lexo edhe

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit | Momenti