Hedhja e mbeturinave në shtratin e lumit në Koretin të Kamenicës i kushton 500 euro një biznesit

Hedhja e mbeturinave në shtratin e lumit në Koretin të Kamenicës i kushton 500 euro një biznesit

Hedhja e mbeturinave në shtratin e lumit në Koretin të Kamenicës i kushton 500 euro një biznesit

Komuna e Kamenicës ka shqiptuar gjobë prej 500 eurosh ndaj një pronari biznesi, pasi ka hedhur mbeturina inerte në shtratin e lumit në fshatin Koretin.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes pas ankesave të banorëve dhe thirrjes së Policisë së Kosovës.

Gjatë inspektimit, sipas komunës, është konstatuar se mbeturinat janë hedhur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Për këtë shkelje, personit përgjegjës i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe i është kërkuar që pagesën ta bëjë brenda afatit të përcaktuar ligjor.

“Komuna e Kamenicës nuk do të tolerojë veprime të tilla që dëmtojnë mjedisin, ndotin hapësirat publike dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe të mos hedhin mbeturina në lumenj, hapësira publike apo në vende të papërshtatshme.

“Çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten