Haradinaj ka rikujtuar se ky ligj ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë të madhe votash, ndërsa ka kërkuar nga personat përgjegjës për tërheqjen që ta përmbyllin procesin dhe ta rikthejnë për votim në Kuvend.
“Përsa i përket një ligji, është votuar në Parlamentin e Kosovës me një shumicë shumë të madhe, mbi njëqind deputetë. Tërheqja s’është në emrin tim, në emrin e Aleancës, pra nuk ka ndodhur. Kush e ka ba tërheqjen, duhet ta merr seriozisht këtë proces e ta mbyll, pra ta rikthen, ta voton, përndryshe një zhagitje çfarë po ndodh, është e turpshme dhe e dëmshme”, tha ai.

Burimi: RTKLive





