Hapen ofertat financiare për ankandin e erës, kompania franceze paraqet çmimin më të ulët

Hapen ofertat financiare për ankandin e erës, kompania franceze paraqet çmimin më të ulët

Hapen ofertat financiare për ankandin e erës, kompania franceze paraqet çmimin më të ulët

Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100 megavatë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Ministrisë, kompania franceze “Akuo Energy SAS” ka paraqitur ofertën me çmimin më të ulët, duke u pozicionuar si ofertuesi më i favorshëm financiarisht për zhvillimin e këtij projekti.

Në këtë proces konkurrues, ofertat fillestare ishin dorëzuar më 10 shtator 2026 nga tre kompani dhe konsorciume: “Notus Energy GmbH” dhe “Stublla Energy LLC”, “Akuo Energy SAS” dhe “GÜRİŞ İnşaat ve Mühendislik AS”.

Pas përfundimit të vlerësimit teknik dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara në dokumentacionin e ankandit, dy ofertues kanë kaluar në fazën e vlerësimit financiar.

Në ceremoninë e hapjes së ofertave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se procesi është zhvilluar me synimin për të garantuar transparencë, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të interesit publik.

Ajo ka vlerësuar se energjia e erës do të luajë rol të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.

“Për Kosovën, vlera e këtij investimi lidhet edhe me kohën kur na nevojitet energjia. Profili i prodhimit nga era përputhet mirë me kërkesën tonë më të lartë gjatë muajve të ftohtë dhe në orët e mbrëmjes. Energjia e erës plotëson prodhimin ekzistues dhe kapacitetet solare, duke na ndihmuar të mbulojmë më shumë nga konsumi me energji të prodhuar në Kosovë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë ka nisur përgatitjet edhe për ankandin e ardhshëm të energjisë së erës, me kapacitet deri në 200 MW, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Ajo ka rikujtuar gjithashtu se në shtator të vitit 2026 kanë hyrë në operim 70 MW kapacitete të reja të energjisë së erës në Zatriq.

Sipas saj, rritja e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë ndihmon në uljen e varësisë nga importi dhe ekspozimit ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke forcuar kështu pavarësinë energjetike të vendit.

Në ceremoninë e hapjes së ofertave morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Francës, kompanive pjesëmarrëse në ankand, partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve të sektorit të energjisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë