Gwyneth Paltrow ka treguar edhe një herë se pse stili i saj konsiderohet shembull i elegancës së thjeshtë dhe pa shumë bujë.

Aktorja ka ndarë në Instagram disa fotografi, ku shfaqet me një kombinim minimalist, por mjaft elegant.
Pjesa kryesore e veshjes ishte një fund i gjatë i prerjes “pencil”, një model që këtë sezon është rikthyer në qendër të vëmendjes së botës së modës.
Gwyneth
Për një shëtitje në qytet, ajo zgjodhi një fund të errët, me prerje të drejtë dhe të ngushtë, që arrinte deri në mesin e pulpave.
E kombinoi me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe çizme të zeza lëkure deri në gjunjë, me taka të larta.
Për t’i dhënë pak më shumë gjallëri kombinimit, ajo shtoi një çantë portokalli, të cilën e mbante të vendosur diagonalisht në trup.
Gwyneth
Fundet “pencil” rikthehen si një nga trendet kryesore
Zgjedhja e Gwyneth nuk është e rastësishme.
Fundet “pencil”, të cilat dikur ishin pjesë pothuajse e pandashme e veshjeve elegante të zyrës, gjatë sezoneve të fundit janë rikthyer fuqishëm në pasarelat e modës, por me interpretime më moderne.
Sipas revistës “Vogue”, shtëpi të njohura të modës si Bottega Veneta, The Row dhe Prada kanë prezantuar për vitin 2026 versione më të relaksuara të këtij modeli klasik.
Në vend të prerjeve shumë të ngushta dhe materialeve të forta, këtë herë vëmendja është përqendruar te pëlhurat më të buta, siluetat më të lirshme dhe kombinimet që nuk kufizohen vetëm në veshjet e zyrës.
Edhe revista “ELLE” e ka veçuar rikthimin e fundeve “pencil” si një nga tendencat e rëndësishme të këtij viti.
Në pasarela janë prezantuar modele të ndryshme, nga ato klasike deri te variantet me tekstura të veçanta, bel më të ulët dhe prerje më të relaksuara.
Foto ilustruese
Si të kombinohen fundet “pencil” këtë sezon?
Edhe pse në pasarela janë prezantuar versione më të shkurtra, vëmendje të veçantë kanë marrë fundet e gjata, të ngjashme me atë që veshi Gwyneth.
Këto modele përshtaten veçanërisht mirë me kombinimet e vjeshtës dhe dimrit, sidomos kur vishen me çizme të larta prej lëkure.
Këtë sezon, fundet “pencil” nuk kufizohen vetëm në veshjet klasike të punës.
Ato mund të kombinohen me xhaketa të gjera, pulovra të thjeshta, këmisha, por edhe me pjesë më sportive të garderobës.
Ndërkohë, “Vogue” ka veçuar edhe kombinimin e tyre me këpucë elegante me majë të mprehtë si një nga tendencat e spikatura të stilit në rrugë.
Foto ilustruese
Gwyneth zgjodhi një version më të thjeshtë të këtij trendi, pa detaje të theksuara apo prerje të pazakonta.
Pikërisht kjo e bën kombinimin e saj një inspirim për të gjitha ato që këtë vjeshtë dëshirojnë t’i zëvendësojnë xhinset apo pantallonat klasike me një veshje më elegante. /Telegrafi/




