Guvernatori i Kalifornisë zbut dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që presin ekzekutimin

Guvernatori i Kalifornisë zbut dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që presin ekzekutimin

Guvernatori i Kalifornisë zbut dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që presin ekzekutimin

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka zbutur dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që ndodhen në pritje të ekzekutimit në këtë shtet, duke i shndërruar ato në dënime me burgim të përjetshëm.

Sponsor 3M Express

“Tani mund t’i lëmë këta shkelës të ligjit të vdesin në harresë, ndërsa ne i kujtojmë dhe nderojmë përgjithmonë viktimat”, tha ai në një letër.

Vendimi për t’ua kursyer jetën të dënuarve me vdekje është kryesisht simbolik në një shtet që nuk ka ekzekutuar asnjë të burgosur që nga viti 2006, megjithëse ekspertët thonë se kjo mund të kursejë miliona dollarë në shpenzime gjyqësore çdo vit.

Vetëm 13 të burgosur janë ekzekutuar që kur votuesit e rikthyen dënimin me vdekje në vitin 1978.

Ky vendim vjen në një kohë kur Newsom, udhëheqësi demokrat i shtetit më të populluar të SHBA-së, përflitet si një kandidat i mundshëm për president në vitin 2028.

Newsom, i cili e ka të kufizuar numrin e mandateve, po përmbyll muajt e tij të fundit në detyrë.

Kolegu i tij demokrat, Xavier Becerra, pritet ta marrë detyrën pas zgjedhjeve të mesmandatit të së martës.

Në letrën e tij, Newsom shpjegoi se po ushtron autoritetin e tij kushtetues për dhënien e faljes, duke i shndërruar dënimet në burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

“Pas gati 30 vitesh në shërbim publik, kam kuptuar kufizimet e asaj që qeveria mund të arrijë në mënyrë të drejtë”, ka thënë Newsom.

“E ndërmarr këtë hap sepse besoj fuqimisht se vrasja e sanksionuar nga shteti është në kundërshtim me vlerat e Kalifornisë, minon themelet e sistemit tonë ligjor dhe na cenon secilin prej nesh”.

Kalifornia historikisht ka pasur numrin më të madh të të dënuarve me vdekje. Më herët, në vitin 2019, Newsom kishte urdhëruar pezullimin e dënimit me vdekje në këtë shtet.

Duke e përshkruar vendimin e tij si një hap të vështirë, por “të drejtë”, Newsom tha se, ndonëse shumë kalifornianë mendojnë se ata që kryejnë krime brutale e meritojnë vdekjen, ai ka arritur në përfundimin se “shteti nuk mund t’i vrasë ata në aspektin moral”.

Ai theksoi se, sipas çdo kriteri, sistemi i Kalifornisë për zbatimin e dënimit me vdekje “është një dështim”; ai nuk është zbatuar dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë të drejtë, gjë që ka çuar në dënimin e personave të pafajshëm.

“Burgimi i përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht është dënimi më i rëndë që ai mund të japë ligjërisht dhe që shteti mund ta zbatojë në mënyrë etike”, theksoi ai.

Ai pranoi se vendimi i tij “për të dhënë mëshirë” do të zemërojë dhe lëndojë disa banorë të Kalifornisë, duke shtuar se kjo “do të rëndojë gjithmonë mbi mua”.

“Si Guvernator, unë mbaj i vetëm përgjegjësinë për këtë vendim dhe ndikimin e tij, ashtu siç do të mbaja i vetëm përgjegjësinë për çdo ekzekutim”, shkroi ai.

“Për këtë arsye, ndihem i detyruar të ndjek ndërgjegjen time dhe, siç më autorizon Kushtetuta jonë, të ndërmarr këtë veprim për të mirën e Shtetit të Kalifornisë”.

Meqenëse shtetet individuale kanë kompetencën për të ndjekur penalisht krimet dhe për të urdhëruar ekzekutime, një pjesë e madhe e kësaj pushteti u takon guvernatorëve të shteteve.

Ky vendim vjen pas një ekzekutimi të dështuar dhe me jehonë të gjerë të një gruaje në Tenesi, në fund të shtatorit, dhe në një kohë kur numri i ekzekutimeve në SHBA është në rritje. /Telegrafi/

Lexo edhe

24-vjeçari shqiptar zhduket në Itali, autoritetet nisin kërkimet

24-vjeçari shqiptar zhduket në Itali, autoritetet nisin kërkimet

Marcus Rashford thyen heshtjen për krahasimet Yamal – Messi

Marcus Rashford thyen heshtjen për krahasimet Yamal – Messi

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja