14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

Një 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të policisë, pasi ka raportuar se është rrahur nga prindërit e saj.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pasi e mitura ka raportuar në organet e rendit se ishte kërcënuar dhe rrahur nga prindërit.

E mitura ndihmën urgjente e ka kërkuar përmes e-mailit të Policisë së Kosovës, e cila sipas burimeve, ka raportuar se ishte goditur me rrip nga të dy prindërit.

Gjithashtu, 14-vjeçarja përmes fotografive ka treguar shenjat në trup, e cila më pas edhe është shoqëruar nga policia për në Emergjencë për trajtim mjekësor.  

Kurse, të dy prindërit janë shoqëruar në stacionin policor.

“Pas trajtimit mjekësor, e mitura është shoqëruar në stacionin policor dhe i është dorëzuar Njësisë për Dhunë në Familje, e cila po e trajton rastin.”, ka thënë burimi. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia | Momenti