Gucati për Krasniqin: Një dhimbje e rëndë ta shohësh këtë kolos duke u përballur me padrejtësi

Gucati për Krasniqin: Një dhimbje e rëndë ta shohësh këtë kolos duke u përballur me padrejtësi

Gucati për Krasniqin: Një dhimbje e rëndë ta shohësh këtë kolos duke u përballur me padrejtësi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas përfundimit të vizitës humanitare të ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gucati ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e tij të thellë për, siç e cilëson ai, padrejtësinë e madhe që po u bëhet Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Hagë.

“Një burrë që jetën ia fali Kosovës, që nga rinia e hershme e deri më sot nuk ndali asnjë çast për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e këtij vendi, ta shohësh në këtë moshë duke u përballur me gjithë këto padrejtësi, është një dhimbje e rëndë për çdo zemër që e do këtë tokë. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti që atij nuk po i lejohet as liria më elementare njerëzore, të takojë lirisht familjen e tij, madje as vëllezërit e tij. Ky kolos i madh i kombit, që dha gjithçka që Kosova të frymojë e lirë, sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë”, ka shkruar Gucati.

Pavarësisht kësaj situate, kreu i OVL-UÇK-së ka shprehur bindjen e tij të plotë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se e vërteta e luftës së drejtë e të pastër nuk mund të mbulohet përgjithmonë nga padrejtësia.

Jakup Krasniqi ka përfunduar sot vizitën e tij katërditore në Kosovë, e cila iu mundësua për arsye humanitare, dhe pas përfundimit të saj pritet të rikthehet sërish në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Kujtojmë se më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin – me gjithsej 81 vjet heqje lirie. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfit

“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfit

Gucati për Jakup Krasniqin: Ky kolos i kombit sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë

Gucati për Jakup Krasniqin: Ky kolos i kombit sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë

Një vit pa Lumni Lushajn, Prizreni nderon veprimtarin dhe veteranin e UÇK-së

Një vit pa Lumni Lushajn, Prizreni nderon veprimtarin dhe veteranin e UÇK-së