“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfit

Një rastësi e pazakontë dhe mjaft shqetësuese po tërheq vëmendjen në botën e futbollit. Tre fituesit e fundit të Topit të Artë – Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane – kanë përjetuar probleme të rënda fizike pak kohë pas ngritjes së trofeut individual më të madh në futboll, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Të tre yjet e futbollit botëror kaluan brenda një kohe të shkurtër nga kulmi i lavdisë individuale në periudha të vështira rikuperimi jashtë fushave të blerta.

I pari që hapi këtë seri të pafat ishte Rodri. Mesfushori spanjoll pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe dëmtim të meniskut, një goditje e rëndë që e mbajti atë rreth nëntë muaj larg fushave, menjëherë pasi kishte kurorëzuar një periudhë fantastike me çmimin prestigjioz.

Pas tij, fati i keq goditi edhe Ousmane Dembelen. Sulmuesi francez u përball me lëndime të shpeshta në kofshë dhe muskuj, probleme këto që e detyruan të mungonte për rreth tre muaj gjatë sezonit.

Ndërkaq, emri më i fundit që i shtohet kësaj liste është Harry Kane. Pas përballjes ndaj Kolnit, te sulmuesi anglez është konstatuar këputje e ligamenteve në kyçin e këmbës. Sipas drejtuesve të Bayern Munichut, ky dëmtim pritet ta lërë golashënuesin anglez jashtë fushave për rreth tre muaj.

Tre fitues të Topit të Artë, tri histori të ndryshme, por me një ngjashmëri të çuditshme: secili prej tyre është përballur me një dëmtim serioz menjëherë pasi u kurorëzua si më i miri në futbollin botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog

Një burrë u gjet pa shenja jete në vendin e punës – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike në Istog

Selin dhe Gimbo i dërgojnë dron Vjollca Haxhiut në Big, ky ishte mesazhi për këngëtaren

Selin dhe Gimbo i dërgojnë dron Vjollca Haxhiut në Big, ky ishte mesazhi për këngëtaren

Rusia sulmon vendlindjen e Zelenskyt, dy të vrarë dhe 60 të plagosur

Rusia sulmon vendlindjen e Zelenskyt, dy të vrarë dhe 60 të plagosur