Lajmi është konfirmuar nga kompania Take-Two Interactive, pronare e Rockstar Games, e cila ka bërë të ditur se kjo video-lojë u bë lansimi më i madh në historinë e argëtimit, duke tejkaluar rekordet e mëparshme në industrinë e video-lojërave, filmit dhe produkteve të tjera argëtuese.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, deri në momentin e lansimit më 19 nëntor, GTA 6 kishte shitur paraprakisht 32.5 milionë kopje, duke vendosur një tjetër rekord për shitjet para publikimit.

Loja është publikuar për platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, ndërsa ngjarjet zhvillohen në shtetin imagjinar Leonida, me qytetin Vice City në qendër të historisë. Personazhet kryesore janë Jason Duval dhe Lucia Caminos, të cilët përfshihen në një histori kriminale dhe një komplot që shtrihet në të gjithë shtetin.
Një tjetër tregues i pritjes së madhe për lojën është vlerësimi prej 99 pikësh në Metacritic, të cilin Take-Two e ka cilësuar si një prej arritjeve më të larta në historinë e video-lojërave.
Suksesi i GTA 6 vjen 13 vjet pas publikimit të paraardhësit të saj, GTA 5, i cili kishte realizuar një miliard dollarë shitje në tri ditët e para dhe deri më tani ka shitur më shumë se 230 milionë kopje në mbarë botën.
Kompania nuk ka publikuar një shifër zyrtare për koston e zhvillimit të GTA 6, ndërsa vlerësimet e publikuara në media e kanë cilësuar atë si një nga projektet më të shtrenjta në historinë e industrisë së argëtimit.
Burimi: RTKLive





