Granit Shala fiton me nokaut brutal ndaj boksierit irlandez në raundin e fundit

Granit Shala fiton me nokaut brutal ndaj boksierit irlandez në raundin e fundit

Granit Shala fiton me nokaut brutal ndaj boksierit irlandez në raundin e fundit

28 Nëntori po rezulton të jetë një ditë e veçantë për boksin shqiptar, pasi Granit Shala ka regjistruar një fitore të madhe në ringun e Dusseldorfit, duke mposhtur me nokaut islandezin Kolbeinn Kristinsson.

Sponsor 3M Express

Boksieri shqiptar arriti ta përmbyllte me sukses duelin në raundin e tetë, atë të fundit, duke e rrëzuar kundërshtarin në një përballje të zhvilluar në “Merkur Spiel-Arena” të Gjermanisë.

Ky triumf ka rëndësi të veçantë për Shalën, pasi ishte paraqitja e tij e parë pas humbjes nga Petar Milas, më 10 janar 2026. Shqiptari, i cili garon në kategorinë e peshave të rënda, kishte hyrë në këtë duel me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Kristinsson kishte një bilanc prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje.

Me këtë rezultat, Shala i është bashkuar Arbnor Jasharit në listën e fituesve shqiptarë të mbrëmjes në Dusseldorf. Jashari kishte triumfuar më herët me nokaut në raundin e dytë ndaj Yoel Rivas Perez, duke e nisur në mënyrën më të mirë këtë mbrëmje për boksin shqiptar.

Ndërkohë, në program ka pasur edhe një ndryshim, pasi Kamer Maloku nuk do të zhvillojë duelin e paraparë kundër Simon Zachenhuberit, për shkak të mosmarrëveshjeve kontraktuale.

Por, vëmendja kryesore e kësaj mbrëmjeje mbetet te Nelson Hysa, i cili pritet të përballet me gjermanin Agit Kabayel në një duel për titullin botëror WBC në kategorinë e rëndë.

Hysa synon të arrijë një sukses historik përballë kampionit gjerman, i cili është i pamposhtur në karrierën profesioniste me 27 fitore në po aq përballje, 19 prej tyre me nokaut. Në anën tjetër, boksieri shkodran numëron 25 fitore, 23 të arritura me nokaut./Telegrafi/

Lexo edhe

Shpërthimi pranë një shkolle në Afganistan, 10 nxënës të vrarë dhe 110 të plagosur

Shpërthimi pranë një shkolle në Afganistan, 10 nxënës të vrarë dhe 110 të plagosur

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me shqiptarët në Zvicër: Kudo që jemi, një flamur na bashkon

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me shqiptarët në Zvicër: Kudo që jemi, një flamur na bashkon

Gjeldeti bëhet protagonist i një ndjekjeje të pazakontë në autostradën amerikane

Gjeldeti bëhet protagonist i një ndjekjeje të pazakontë në autostradën amerikane