Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur tërmeti i fuqishëm tronditi Los Angelesin të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar lëkundje të dukshme në ndërtesa dhe objekte.

Tërmeti me magnitudë 5.0 ballë kishte epiqendrën rreth gjashtë kilometra në perëndim të Manhattan Beach, në një thellësi prej rreth 12 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në disa zona të qytetit dhe u pasuan nga dy tërmete të tjera më të vogla, me magnitudë 2.5 dhe 3.0 ballë.
Pas tërmetit, ekipet e zjarrfikësve u vunë në gatishmëri dhe nisën kontrollet në terren për të vlerësuar dëmet e mundshme në ndërtesa dhe infrastrukturë.
Autoritetet thanë se deri më tani nuk ka raportime për dëme strukturore apo të lënduar, ndërsa është konfirmuar se nuk ekziston rrezik për cunami. /Telegrafi/





