Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në festimin e 28 Nëntorit në Suhr të Zvicrës, ku bashkë me një numër të madh bashkatdhetarësh ka shënuar Ditën e Flamurit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka ndarë momente nga atmosfera festive, duke shprehur kënaqësinë që këtë ditë të rëndësishme kombëtare e kaloi mes shqiptarëve që jetojnë larg atdheut.
Ai ka theksuar se shqiptarët në diasporë vazhdojnë ta ruajnë me dashuri gjuhën, traditën dhe kulturën, si dhe lidhjen me rrënjët e tyre.
Ahmeti ka rikujtuar rëndësinë e 28 Nëntorit si simbol bashkimi, duke theksuar edhe përgjegjësinë për përcjelljen e trashëgimisë kombëtare te brezat e ardhshëm.
“Kudo që jemi, një flamur na bashkon dhe një histori na lidh!”, ka shkruar Ahmeti.
Ai në fund ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





