Gjermania synon të ashpërsojë kushtet për marrjen e pasaportës, emigrantëve mund t’u kërkohen tetë vjet qëndrim dhe gjermanishtja B2

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani mund të përballen me kushte më të vështira për marrjen e shtetësisë gjermane, pasi partitë konservatore CDU/CSU kanë propozuar ndryshime të reja në ligjin për natyralizimin.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit gjerman The Local Germany, propozimi parasheh që periudha e qëndrimit të detyrueshëm në Gjermani të rritet nga pesë në tetë vjet, ndërsa niveli i njohjes së gjuhës gjermane të ngrihet nga B1 në B2.

Nisma është hartuar nga Günter Krings, nënkryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, dhe Alexander Throm, zëdhënës i kësaj partie për çështjet e brendshme.

Përveç zgjatjes së periudhës së qëndrimit dhe rritjes së kërkesave gjuhësore, konservatorët kërkojnë që shtetësia e dyfishtë të lejohet vetëm në raste të veçanta.

Kjo do të thotë se shumica e emigrantëve do të duhej të hiqnin dorë nga shtetësia e vendit të origjinës për të fituar pasaportën gjermane.

Një tjetër pikë e propozimit parasheh që personat që marrin ndihmë sociale të mos kenë të drejtë të fitojnë shtetësinë gjermane, pa parashikuar përjashtime.

Këto ndryshime do të përmbysnin disa nga lehtësimet e miratuara në reformën e vitit 2024, kur periudha e kërkuar e qëndrimit u shkurtua nga tetë në pesë vjet dhe u mundësua mbajtja e shtetësisë së dyfishtë.

Megjithatë, propozimi nuk është miratuar dhe nuk ka hyrë në fuqi. Për zbatimin e tij nevojitet mbështetja e partnerit të koalicionit qeverisës, Partisë Socialdemokrate (SPD), e cila deri më tani ka mbrojtur rregullat aktuale për natyralizimin.

Sipas raportimit, drejtuesit e SPD-së po shqyrtojnë propozimin, ndërsa diskutimet mes palëve mund të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme.

Për momentin, emigrantët që plotësojnë kushtet ligjore mund të aplikojnë për shtetësinë gjermane pas pesë vjetësh qëndrimi të ligjshëm, me njohuri të gjuhës në nivelin B1 dhe plotësimin e kritereve të tjera.

Pra, për shqiptarët që jetojnë në Gjermani, asnjë nga ndryshimet e propozuara nuk është ende rregull në fuqi./Telegrafi/

Lexo edhe

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh