Gjermania refuzon propozimin e ri për buxhetin e BE-së

Gjermania refuzon propozimin e ri për buxhetin e BE-së

Gjermania refuzon propozimin e ri për buxhetin e BE-së

Kancelari gjerman Friedrich Merz hodhi poshtë sot propozimin më të fundit për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian, duke kërkuar shkurtime më të thella dhe duke përjashtuar mundësinë e marrjes së borxheve të reja, pikërisht në kohën kur liderët nisën bisedimet në Bruksel.

Sponsor 3M Express

“Propozimet që janë aktualisht në tryezë nuk ofrojnë bazë për arritjen e marrëveshjes. Vëllimi i përgjithshëm mbetet tepër i lartë”, u tha Merz gazetarëve pas mbërritjes duke shtuar se “Evropa ka nevojë për financa të shëndosha. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të marrim borxhe të mëtejshme brenda BE-së”.

Merz theksoi se buxheti për periudhën 2028-2034 duhet t’u japë përparësi të qartë detyrave thelbësore që forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Evropës dhe sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

“Ju e dini qëndrimin tim: ne duhet të sigurojmë që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetje të mjaftueshme në vitet në vijim. Kjo përfshin si ndihmën ushtarake, ashtu edhe atë humanitare. Veçanërisht aspekti humanitar nuk duhet të nënvlerësohet. Ai është jetik”, tha kancelari gjerman.

Samiti i posaçëm dyditor i liderëve të BE-së nisi në atmosferë përçarjesh të thella. Një grup vendesh që janë kontribues neto në buxhet, të udhëhequra nga Gjermania, kërkojnë shkurtime të mëtejshme, me argumentin se madhësia e përgjithshme mbetet e tepruar. Kërkesa e tyre për shkurtime më të thella në fondet që mbështesin rajonet më të varfra ka hasur në kundërshtime të forta nga disa vende anëtare më të vogla.

Në muajin korrik, Komisioni Evropian propozoi fillimisht paketë prej 1.985 trilionë eurosh. Ky plan u hodh poshtë nga Gjermania dhe disa shtete të tjera anëtare të pasura. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa paraqiti më pas propozim kompromisi me vlerë 1.781 trilionë euro. Edhe pas këtyre shkurtimeve, paketa do të ishte sërish pothuajse 50 për qind më e madhe se kuadri aktual për periudhën 2021-2027.

Sipas mediave gjermane, Berlini kërkon që plani fillestar i Komisionit të shkurtohet me rreth 400 miliardë euro, duke e çuar shumën totale më pranë shifrës prej 1.59 trilionë eurosh. Kjo do të nënkuptonte shkurtime të mëtejshme prej rreth 200 miliardë eurosh krahasuar me draftin aktual të propozuar nga Costa.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video