Gjenden granata mortajash të Luftës së Parë Botërore gjatë ndërtimit të autostradës Manastir-Prilep

Gjenden granata mortajash të Luftës së Parë Botërore gjatë ndërtimit të autostradës Manastir-Prilep

Gjenden granata mortajash të Luftës së Parë Botërore gjatë ndërtimit të autostradës Manastir-Prilep

Dy granata mortajash të kalibrit 75 mm, të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, janë gjetur në një lokacion ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e autostradës Manastir-Prilep.

Sponsor 3M Express

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) i ka larguar granatat në mënyrë të sigurt. Fillimisht, vendi ku ishin gjetur mjetet shpërthyese është shënuar, ndërsa më pas një person i specializuar ka kontrolluar atë lokacion dhe zonën përreth, për të verifikuar nëse ka edhe mjete të tjera të pashpërthyera të mbetura nga luftërat e kaluara.

Konkretisht, dje pasdite, pirotekniku i DMSH-së, Gjorgji Stefanov, në përputhje me procedurat standarde operative për mjetet e pashpërthyera, i ka larguar dy mjetet shpërthyese nga lokaliteti Karakli, afër fshatit Alincë, në Komunën e Prilepit, dhe i ka vendosur në deponi. Më pas, ato do të shkatërrohen në mënyrë të planifikuar dhe të sigurt në një lokacion të përshtatshëm, në poligon.

DMSH-ja rikujton se, në rast të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, për arsye sigurie është rreptësisht e ndaluar prekja, zhvendosja apo manipulimi me to. Pas gjetjes së një mjeti të tillë në çfarëdo terreni, duhet të njoftohen menjëherë autoritetet përmes numrit të vetëm falas për raste urgjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ose përmes stacionit më të afërt policor, në numrin 192. Pas sigurimit të lokacionit, largimin dhe shkatërrimin e mjeteve e kryejnë piroteknikë të autorizuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndryshe, granata mortajash të pashpërthyera të kalibrit 75 mm dhe mjete të tjera shpërthyese të mbetura nga Lufta e Parë Botërore gjenden shpesh në territorin e Maqedonisë, veçanërisht në rajonet ku kalonte Fronti i Maqedonisë, i njohur edhe si Fronti i Selanikut. Mjete të tilla zakonisht zbulohen gjatë punimeve bujqësore, gërmimeve dhe ndërtimeve, por edhe gjatë shëtitjeve në natyrë, në zonat ku janë zhvilluar luftime në të kaluarën.

Lexo edhe

Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, gjykimi vazhdon më 11 nëntor

Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, gjykimi vazhdon më 11 nëntor

Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve