Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën

Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën

Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të ketë ndryshime të përkohshme në itineraret e disa linjave të transportit publik, për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe mbylljes së një segmenti të Rrugës B.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, ndryshimet do të vlejnë nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe do të përfshijnë linjat 1, 3 dhe 3A.

Për linjën numër 1, komuna ka bërë të ditur se stacioni i fundit do të jetë te Fakulteti Teknik.

Ndërkaq, linjat 3 dhe 3A do të ndjekin itinerar të ndryshuar. Nga rrethrrotullimi te Flamuri, autobusët do të vazhdojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, për të vazhduar djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe më pas në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.

I njëjti itinerar do të shfrytëzohet edhe në drejtimin e kundërt.

Komuna u ka bërë thirrje udhëtarëve që të kenë parasysh këto ndryshime gjatë lëvizjes me transportin publik, ndërsa ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën | Momenti