Gjenden dy trupa të pajetë pranë një veture të djegur në Bogdanci

Gjenden dy trupa të pajetë pranë një veture të djegur në Bogdanci

Gjenden dy trupa të pajetë pranë një veture të djegur në Bogdanci

Dy persona janë gjetur të vdekur dje në afërsi të vendit të quajtur „Içeva Çeshma“, në Gorno Sellë, në Bogdanci. Njëri prej tyre është gjetur pranë një veture të djegur, ndërsa trupi i personit tjetër është zbuluar brenda automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

Rasti është raportuar në orën 18:40, kur T.K. nga Bogdanci ka njoftuar policinë se kishte vërejtur një veturë të parkuar që ishte përfshirë nga zjarri, si dhe një trup të pajetë pranë saj.

Policët e Stacionit Policor të Gjevgjelisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se pranë automjetit të djegur ndodhej 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, i cili nuk jepte shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli ka konstatuar vdekjen e tij.

Pasi ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, brenda veturës është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupat janë dërguar për obduksion.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, rrethanat në të cilat kanë humbur jetën dy personat, si dhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes tyre.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo edhe

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Ftohjet tek foshnjat, si të lehtësoni simptomat dhe kur duhet të vizitoni një mjek

Ftohjet tek foshnjat, si të lehtësoni simptomat dhe kur duhet të vizitoni një mjek

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes