Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

Komuna e Gjakovës është pranuar zyrtarisht si anëtare e re e Ligës së Qyteteve Historike, në kuadër të Konferencës së 20-të Botërore të Qyteteve Historike, e cila u mbajt në Himeji të Japonisë.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka treguar se gjatë konferencës ka prezantuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare.

Sipas tij, takimet me kryetarë të qyteteve japoneze dhe përfaqësues të vendeve të tjera krijojnë mundësi për shkëmbim përvojash dhe zhvillimin e projekteve konkrete në fushën e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Gjini ka vlerësuar se kjo pjesëmarrje përbën edhe një kontribut të rëndësishëm për prezencën e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Vizita zyrtare është përmbyllur në Kyoto, ku në një darkë të organizuar nga kryetari i këtij qyteti, Gjini ka mbajtur fjalën përmbyllëse.

Ai ka falënderuar organizatorët për mikpritjen, si dhe Ambasadën e Kosovës në Tokio, veçanërisht zëvendësshefin e misionit, Arbër Mehmeti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj vizite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Luksemburgut

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Luksemburgut

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën