Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Dardanët U21 e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të këtij grumbullimi.
“‘Dardanët U21’ nisin përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut! Kombëtarja U21 ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut, e cila zhvillohet të hënën, më 16 nëntor, nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky grumbullim sjell edhe prurje të reja në radhët e Dardanëve U21, me futbollistë të rinj që do të kenë mundësinë të dëshmohen me fanellën e Kosovës”, ka shkruar FFK.

Burimi: RTKLive





