Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën

Talenti 20-vjeçar nga Presheva, Lutfi Dalipi, ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke refuzuar mundësinë për të luajtur për Zvicrën U21.

Sponsor 3M Express

Futbollisti, i cili më herët kishte qenë edhe në radarët e Shqipërisë, ka zgjedhur përfaqësuesen e Dardanëve dhe pritet t’i bashkohet Kosovës në muajin mars.

Dalipi po kalon një sezon shumë të mirë në futbollin zviceran, ku deri më tani ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime. Ai ka regjistruar gjithashtu 36 driblime të suksesshme.

Ndërkohë, talenti nga Presheva pritet të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta ndjekë nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.

Zgjedhja e Dalipit për të veshur fanellën e Kosovës shihet si një lajm i rëndësishëm për të ardhmen e Dardanëve, të cilët mund të përfitojnë nga shërbimet e një talenti që po shkëlqen në futbollin zviceran.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Luksemburgut

Kosova U21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Luksemburgut

Promovohet libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

Promovohet libri “Ditari i një mësuesi në flakët e luftës” i autorit Metë Nimani

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva zgjedh Kosovën | Momenti