Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se 16 ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar dhe i janë bashkuar profesionistëve që kontribuojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Ajo ka njoftuar se ekspertët janë betuar të premten në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, duke marrë zyrtarisht përgjegjësitë e përcaktuara me ligj për ushtrimin e këtij profesioni.

Gërvalla u ka uruar suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit profesional të ekspertëve gjyqësorë.
Ajo ka thënë se pret që ekspertët e rinj ta vënë dijen, përvojën dhe përgjegjësinë profesionale në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.
Burimi: RTKLive





