Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

“Maqedonia e Veriut tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm në disa fusha, veçanërisht në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe në aspekte të reformës së administratës publike. Urime, i dashur Timço”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në takimin ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, duke iu referuar përparimit të arritur nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi AIM.

Sponsor 3M Express

Kreu i diplomacisë greke është nikoqir i takimit ku marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe eurokomisionerja për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, nuk arriti të vijë në Athinë për shkak të grevës në trafikun ajror në Belgjikë.

Në fillim të seancës plenare, në fjalimin hyrës, Gerapetritis foli për momentumin që ekziston në rrugën evropiane të vendeve të rajonit, duke theksuar se është e nevojshme që ai të ruhet, të shfrytëzohet dhe të forcohet më tej.

Ai shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe interesimin për këtë takim, ndërsa përsëriti edhe një herë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila nisi me Agjendën e Selanikut në vitin 2003.

Tema e sesionit është ruajtja e momentumit të procesit të zgjerimit, ndërsa shefi i diplomacisë greke theksoi se ky momentum tashmë ekziston, gjë që dëshmohet nga diskutimet intensive aktuale në prag të zgjerimit të ardhshëm. Këto diskutime, siç tha ai, janë të përqendruara në zgjidhjet e nevojshme institucionale dhe mënyrat për të mbështetur më tej rrugën evropiane të partnerëve tanë.

Ai shtoi se rajoni do të përfitojë nga karakteri transformues i këtij procesi të anëtarësimit, ndërsa integrimi në Bashkimin Evropian, sipas tij, „do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e vetë Unionit“.

“Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, i pozicionuar strategjikisht mes Evropës Lindore dhe Mesdheut Lindor – dy rajone që, për fat të keq, përfaqësojnë vatra të krizave ndërkombëtare”.

“Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për përmbylljen e unitetit politik të kontinentit tonë dhe për krijimin e vazhdimësisë gjeografike të Bashkimit Evropian. Për të gjithë ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët tanë të drejtpërdrejtë, me të cilët ndajmë sfida dhe një të ardhme të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, momentumi duhet të ruhet dhe të forcohet më tej“, theksoi shefi i diplomacisë greke.

Lexo edhe

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se familja” – Postecoglou shpërthen ndaj gazetarit për Manen

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se familja” – Postecoglou shpërthen ndaj gazetarit për Manen

Vlera e Nvidia-s rritet me pothuajse 1 trilion dollarë pas kthimit të Jensen Huang

Vlera e Nvidia-s rritet me pothuajse 1 trilion dollarë pas kthimit të Jensen Huang

Monolog prekës i vëllait të Jakupit Krasniqit: Jakup, jam unë Dauti, do të pres derisa të kthehesh

Monolog prekës i vëllait të Jakupit Krasniqit: Jakup, jam unë Dauti, do të pres derisa të kthehesh