LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

LVV nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të subjektit.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, kryetarja e Kuvendit njëherësh drejtuese e Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, si dhe koordinatori i Rinisë për Vetëvendosje, Libron Kelmendi.

Sipas njoftimit të LVV në Facebook, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të zgjedhjeve të brendshme, të shpallura më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.

LVV ka bërë të ditur se procesi duhet të përmbyllet brenda gjashtë muajve dhe tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve intensive.

Në këtë kuadër, qendrat e partisë janë duke hartuar kalendarët zgjedhorë, duke përditësuar listat e anëtarësisë dhe duke ndërmarrë përgatitjet për organizimin e procesit.

Sipas Vetëvendosjes, zgjedhjet e brendshme synojnë ripërtëritjen e strukturave, përfshirjen e gjeneratave të reja dhe profesionistëve, si dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në jetën politike dhe organizative të partisë.

Procesi zgjedhor pritet të zhvillohet në lagje dhe fshatra të komunave të ndryshme të Kosovës./Telegrafi/

Lexo edhe

Zbulohet “thembra e Akilit” e Kylian Mbappes te Real Madridi: Statistika shqetësuese nga pika e bardhë kur “Los Blancos” janë në disavantazh

Zbulohet “thembra e Akilit” e Kylian Mbappes te Real Madridi: Statistika shqetësuese nga pika e bardhë kur “Los Blancos” janë në disavantazh

Valdeti dhe Valdrina nga sot luajnë bashkë në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Valdeti dhe Valdrina nga sot luajnë bashkë në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Fetoshi ngre alarmin: Lista Studentore nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës

Fetoshi ngre alarmin: Lista Studentore nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës