Fillimisht, ushtari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe është duke u trajtuar aktualisht.
Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, ka thënë për RTK-në se i lënduari është në gjendje stabile. “Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.

Burimi: RTKLive





