Gazetari Egzon Avdijaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova 5, duke u ndalur veçanërisht te raporti i Anjezës me të dashurin e saj jashtë shtëpisë.

Përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Avdijaj ka thënë se kureshtja për identitetin e personit që Anjeza ka jashtë shtëpisë është e madhe, jo vetëm te banorët, por edhe te publiku.
Duke iu referuar edicioneve të kaluara të këtij formati, ai ka theksuar se personat që përfshihen nga jashtë shpesh bëhen pjesë e vëmendjes dhe diskutimeve të publikut.
“Nëse marrim shembuj prej herave të kalume, gjithmonë personazhet që janë involvuar nga jashtë kanë zgju kuriozitet… Shumica e banorëve dhe në të njëjtën kohë publikut, janë kuriozë me ditë kush është i dashuri i Anjezës…”, ka deklaruar Avdijaj.
Për më shumë:





