Fundjava në Kosovë me mëngjese të ftohta dhe mjegull, temperaturat zbresin deri në -4 gradë

Fundjava në Kosovë me mëngjese të ftohta dhe mjegull, temperaturat zbresin deri në -4 gradë

Fundjava në Kosovë me mëngjese të ftohta dhe mjegull, temperaturat zbresin deri në -4 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, por me temperatura të ulëta, sidomos gjatë orëve të mëngjesit.

Sponsor 3M Express

Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën, më 7 nëntor, në shumë zona pritet të ketë mjegull gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Mot i ngjashëm parashihet edhe të dielën, më 8 nëntor, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në disa zona të ulëta pritet të paraqitet edhe mjegulla.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të sillen nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

Fundjava në Kosovë me mëngjese të ftohta dhe mjegull, temperaturat zbresin deri në -4 gradë | Momenti