Një rast i rëndë është raportuar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, ku një foshnjeje vetëm dyditëshe dyshohet se i është prerë gishti me gërshërë gjatë përpjekjes për t’ia hequr infuzionin.

Pas incidentit, foshnja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në bllokun kirurgjik.
Babai i foshnjës, Adnan Azizi, ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur në momentin kur personeli shëndetësor po përpiqej t’ia hiqte infuzionin vajzës së tij.
“Me thirri shoqja me ardh me marr me qit prej spitali edhe pastaj e rregullum krejt dokumentet edhe tu e prit qiken deshten me na dhon e kishin ngjit me lepak me zavoje kane desht me ja heq infuzuinin tu desht me ja heq infuzionin me gershaje ja kan pre gishtin”, ka deklaruar Azizi.
Ai ka treguar se pas incidentit, një profesor kishte ndërhyrë kirurgjikisht, por familja është njoftuar se gishti mund të mos funksionojë si më parë.
“Pastaj erdh profesori e bonen operacionin mirpo po thojn qe ska me pas prej ktu e teposht ka me funksionu ama thoj ska me pas ka me qene giahti 1 cantine ma poshte”, ka rrëfyer babai i foshnjës.
Burimi: Insajderi





